Instagram

Media sociale mjaft e njohur tek të rinjtë. Është themeluar në vitin 2010 dhe është në pronësi të kompanisë amerikane Meta Platforms. Përdoruesit kanë mundësinë të ndajnë foto dhe video me ndjekësit e tyre. Profilet mund të jenë publike (secili ka qasje në përmbajtjet e postuara) ose private (grup ndjekësish i  miratuar vetëm nga përdoruesi). Për shkak se platforma lejon që fotot të modifikohen dhe rregullohen përmes filtrave përpara se ato të postohen, ajo është akuzuar për krijimin e një imazhi të rremë të pamjes fizike të adoleshentëve.

Maqedonisht

Инстаграм

Anglisht

Instagram