Informacione me karakter shërbimi
Informacione ditore ose periodike në media, të kumtuara nga institucionet kompetente: parashikimi i motit, kalimi i kufijve shtetërore, gjendja e rrugëve, çmimet e produkteve dhe shërbimeve, kursi i këmbimit, raportet financiare zyrtare, të dhënat statistikore etj. Informacionet e shërbimit janë edhe thirrje për ndihmë humanitare, aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, kërkime të personave të zhdukur, defekte të rrjeteve infrastrukturore etj. Për përmbajtje të tilla duhet të theksohet burimi dhe për publikim doemos duhet të ekzistojë justifikim i qartë. Informacionet e karakterit të shërbimit duhet të trajtohen në media duke e marrë prasysh besueshmërinë e burimit.