Informacione me karakter publik
Informacione të përfshira në dokumente dhe në cilëndo formë me të cilat disponojnë poseduesit e informacioneve: organet e pushtetit shtetëror, komunat, institucionet dhe shërbimet publike, ndërmarrjet publike dhe personat tjerë juridikë dhe fizikë që kryejnë autorizime publike. Sigurojnë transparencë të institucioneve shtetërore dhe publike. Publiku ka të drejtë t’i dijë përmes realizimit të të drejtës së qasjes së lirë në to. Me karakter publik nuk janë informacionet e klasifikuara me shkallë përkatëse të fshehtësisë, informacionet, zbulimi i të cilave do të thotë shkelje e mbrojtjes së të dhënave personale, informacionet e punës arkivore, e cila është e përcaktuar si konfidenciale dhe ngjashëm me to, të cilat nuk janë për kumtim publik.