Infografikë

Prezantim vizual i informacioneve ose të dhënave. Shpesh përdoret që të mund të sqarohen informacione të caktuara në mënyrë të thjeshtë përmes pasqyrimit grafik. Në kohën e sotme kur të gjithë ballafaqohemi me informacione të shumta, infografikët veçohen për shkak të dizajnit mbresëlënës, të qartë dhe të thjeshtë. Përbën mjet të fuqishëm marketingu, sepse për njerëzit është më tërheqëse dhe më e lehtë të shikojnë një infografikë, sesa të lexojnë shkrime të gjata me informacione të tepërta.

Anglisht

Infographics