Indeks i lirisë së mediave

Radhitja vjetore e vendeve për shkallën e lirisë së mediave, të cilën e publikojnë organizatat ndërkombëtare: Freedom House dhe Reporterët pa Kufij. Radhitja bëhet duke marrë parasysh: numrin e gazetarëve të vrarë, të dëbuar apo të keqtrajtuar, ekzistimin e monopoleve shtetërore mediatike dhe censurën e autocensurën, si dhe problemet me të cilat përballen reporterët e huaj. Gjithashtu kriter i rëndësishëm janë përpjekjet e autoriteteve për respektimin dhe sigurimin e kushteve për respektimin e kësaj lirie.

Anglisht

Media Freedom Index