Teoria e konspiracionit
Besimi se pas të gjitha dukurive në botë, të parashikuara dhe të paparashikuara, ngjarje shoqërore ose fatkeqësi natyrore, grup ose grupe të njerëzve jashtëzakonisht të fuqishëm dhe të pasur që i shkaktojnë dhe i kontrollojnë dukuritë e tilla. Teoricienët e konspiracionit janë veçanërisht aktivë kur bëhet fjalë për dukuri me përmasa të mëdha, siç është pandemia e kovidit, tërmetet, luftërat, imunizimi i fëmijëve. Kontrolli u atribuohet pushtetarëve të fuqishëm, nga shtete të tëra, aleanca ushtarake e deri tek individët dhe mendohet se ato shkaktojnë fenomene ose fshehin informacione të caktuara për përfitimin e tyre.