Integritet
1. Sinqeritet, por edhe lidhshmëria konsekuente dhe e paepur ndaj vlerave të fuqishme etike dhe të qenët jokorruptiv.
2. Mediat të mos jenë nën ndikimet e interesave të jashtme, siç janë interesat politike, ekonomike, komerciale ose interesat personale. Publiku duhet të jetë i sigurt se vendimet e mediave për ndjekje të ngjarjes së caktuar ose trajtim të ndonjë teme nuk janë miratuar nën ndikimin e marrëveshjeve të mediave me subjekte tjera të ndryshme. Pronarët nuk duhet të përzihen tek politika redaktuese e mediave. Integritetin e ruajnë jo vetëm gazetarët dhe redaktorët, por edhe fotoreporterët, incizuesit, montuesit dhe profesionistë tjerë që marrin pjesë në krijimin e përmbajtjeve gazetareske.