Grupi i fokusit
Formë e grumbullimittë të dhënave përmes intervistës me grupe të synuara, me të cilat diskutohet që të grubullohen të dhëna për çështje tematike. Përfshin njerëz të ngjashëm të cilët kanë karakteristika dhe përvoja të përbashkëta. Përdoren në hulumtime cilësore, me qëllim që të fitohen perceptime, qëndrime, reagime lidhur me temat shoqërore, ndërsa çështjet specifike i vendos hulumtuesi/vlerësuesi. Anëtarët e grupit janë shpesh të lirë të bisedojnë njëri me tjetrin dhe përmes bashkëveprimit jepen përgjigje të sinqerta. Diskutimet në grupin e fokusit zakonisht incizohen, që më pas të analizohen, ndërsa duhet të kihet kujdes edhe për gjuhën e trupit të pjesëmarrësve.