Gazetari qytetare

Lloj i ri i gazetarisë,  në kuadër të së cilës njerëz të zakonshëm krijojnë lajme. Publikimi i videomaterialeve të shkurta nga qytetarët për ngjarje të caktuara, por edhe i lajmeve për shkelje të ligjeve nga personalitete dhe institucione. Përmbajtjet mediatike qytetare mund të publikohen përmes blogjeve private, ueb faqeve personale, profileve të rrjeteve sociale, por edhe në mediat mejnstrim. Në rastin e parë bëhet fjalë për gazetari të pavarur.  Në rastin e dytë bëhet fjalë për gazetarë qytetarë të cilët me informacionet e tyre kontribuojnë në mediat profesionale. Në mediat e ndryshme pa dallim të teknologjisë së produksionit,  ekziston kënd i veçantë, në të cilin qytetarët mund t’i dërgojnë përmbajtjet e tyre, por redaktorët janë të detyruar  t’i kontrollojnë faktet në to. Gazetaria qytetare është e njohur edhe si “gazetari participative”, “njoftim përmes burimeve të hapura”, “gazetari guerile”, “gazetari bazike” dhe “gazetari e rrugës”. Qytetarët – gazetarë nuk bëjnë hulumtime dhe kontroll të mjaftueshëm të burimeve, gjë që ndikon që këto përmbajtje të jenë më pak të besueshme se ato që përgatiten nga profesionistët.

Anglisht

Citizen journalism