Vulgarizëm

Fjalë e thjeshtë, e pahijshme. Vulgarizmat janë fjalë dhe shprehje të pahijshme (leksik i turpshëm) të cilat janë karakteristike, kryesisht, për stilin bisedor, megjithëse me zhvillimin e teknologjisë dhe shfaqjen e rrjeteve sociale në internet, ato gjenden gjithnjë e më shumë në formë të shkruar. Fjalë të tilla janë emocionalisht ekspresive dhe shprehin një qëndrim negativ ndaj dikujt ose diçkaje. Ato i referohen pamjes fizike ose tipareve dhe kushteve psikologjike, si dhe tipareve morale dhe orientimit seksual të një personi. Këtu përfshihen sharjet, kërcënimet, fyerjet etj. Fjalët dhe shprehjet e tilla nuk hyjnë plotësisht në fjalorët dhe ato që futen zakonisht etiketohen si të vrazhda, të pahijshme (përçmuese) ose vulgare. Përveç fjalëve të vrazhda dhe të pahijshme në kuptimin bazik, këtu hyjnë edhe fjalë neutrale me kuptime figurative.

Maqedonisht

Вулгаризам

Anglisht

Vulgarism