Verifikimi i fakteve

Kontrolli sistematik i dëshmive që prezantohen përmes burimeve ose dokumenteve rreth ngjarjeve ose temave që trajtohen në lajme, raporte por edhe lloje tjera të zhanreve gazetareske. Verifikimi nuk është vlerësim personal i asaj çfarë është e vërtetë, apo gënjeshtër, por proces konkret i dëshmimit të vërtetësisë së deklaratave ose dokumenteve të publikuara. Citatet duhet të kontrollohen siç janë dhënë në formën burimore, sepse kontrolli vetëm i një pjese të citatit shpesh shkakton konfuzion ose shpie  tek  përfundimet e  gabuara. Kontrolli i vërtetësisë së deklaratave duhet të bëhet me sigurimin e videos  së burimit ose dokumenteve origjinale. Nëse nuk ka opsion tjetër, mund të bëhet në bazë të tekstit të publikuar në media të besueshme dhe që punën e tij e bazon në fakte të verifikuara.

Anglisht

Fact checking