Viktimizimi dytësor, sekondar
Sjellje dhe qëndrime me të cilat viktima e dhunës pëson dëm plotësues, por tani jo si rezultat i drejtpërdrejtë i veprës penale, por për shkak të mënyrës se si institucionet dhe individët tjerë veprojnë me të. Kjo mund të shkaktohet, për shembull, duke e ekspozuar vazhdimisht viktimën ndaj autorit, marrje në pyetje më shumë herë për faktet e njëjta, përdorim i gjuhës jopërkatëse ose komente të pandjeshme, të dhëna nga të gjithë që bien në kontakt me viktimën.