Vetërregullimi (te mediat)
Praktikë e disa degëve në industrinë e mediave, për të formuar trupa të tyre për rregullim. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si në shumë vende tjera, ekzistojnë trupa për vetërregullim të mediave, që janë në funksion të respektimit dhe avancimit të standardeve gazetareske profesionale. Këshilli i Etikës nëMediat në Maqedoni (KEMM) është trup në të cilin anëtarë janë gazetarët, përfaqësuesir e organizatave mediatike qytetare dhe përfaqësues të pronësisë së mediave. Në kuadër të trupit ekzistojnë organe për menaxhim me trupin, akte nënligjore të cilat e rregullojnë punën e tij, si dhe Komision i Ankesave, të cilit mund t’i drejtohet çdo qytetar dhe të paraqesë ankesë për ndonjë shkrim mediatik. KEMM nuk ka rol sanksionues ekzekutiv, por me vendimet e tij vë në dijeni nëse ka shkelje të kodeve për punën e gazetarëve, , që më pas mund të jenë bazë për ngritje të procedurës nga institucionet kompetente.