URL, Lokator universal i resurseve
Adresa e resursit të caktuar, siç është dokumenti ose faqja, në hapësirën e internetit. Ky lokator nuk e cakton vetëm adresën në rrjetin por edhe llojin e objektit të lidhjes konkrete të internetit. Lokatori universal i resurseve zakonisht përbëhet prej:
-emrit të protokollit që përdoret për transmetim të resursit përmes rrjetit,
-emrit të kompjuterit në të cilin gjendet resursi,
-emrit të vetë resursit të dhënë si shteg.