Uestern

Një zhanër letrar dhe kinematografik që trajton jetën në pjesën perëndimore të ShBA-së në periudhën 1850-1900, ku përfshihen kaubojtë, indianët, sherifët, ardhacakët etj. Paraqet paligjshmërinë e asaj kohe, shoqëruar me shumë dhunë dhe të shtëna me armë. Temat kryesore janë: liria, drejtësia, nderi personal, hakmarrja, lufta ndërmjet renegateve dhe rojeve të rendit etj. Indianët prezantohen si të egër, dhe gratë kanë role dytësore, si dashnore, prostituta ose gra të ardhacakëve. Zhanri është shumë i popullarizuar në epokën e filmit pa zë (1894 – 1927), pas së cilës interesi papritmas bie, deri në vitin 1940 kur fillon ‘epoka e artë e Uestern-it’ (1940 – 1960). Në vitet 1960 dhe 1970, uestern-ët italianë (‘spagetiwestern’) u bënë të njohur në botë, kryesisht për shkak të regjisorit Serxho Leone (Sergio Leone).

Maqedonisht

Вестерн

Anglisht

Vestern