Organet e të folurit
Pjesë e aparatit të frymëmarrjes, përbëhen nga mushkëritë, gabzherri dhe telat e zërit dhe zgavra e gojës. Zgavra e gojës përbëhet nga nofulla e epërme dhe e poshtme, qiellza e përparme (e fortë) e pasme (e butë), gjuha, dhëmbët dhe buza e epërme dhe e poshtme. Në bazë të kësaj si krijohen tingujt e ndryshëm në zgavrën e gojës, dallojmë: tinguj buzore, dhëmbore-alveolare, alveolare, qiellzore, mesgjuhore dhe prapagjuhore.