Opinion Mendim publik/krijimi i mendimit opinionit publik

Agora në Greqinë antike konsiderohet si vend i fillimeve të opinionit publik. Ky ishte vend i hapur apo hapësirë, ku qytetarët e lirë kanë diskutuar edhe për çështje të shtetit. Opinioni publik për nga natyra e tij është i lirë nga mendimi elistik elitist dhe prandaj është e vështirë të përkufizohet dhe identifikohet. Anketat e sotme të opinionit publik e matin opinionin e gjithë publikut lidhur me shijet, pritjet, nevojat, vlerat, sjelljet si dhe qëndrimet. Historikisht, opinioni publik është krijuar në mënyra të ndryshme (Sage 1994). Në mesin e shekullit XVIII kryesisht është krijuar nëpër sallonet franceze ku është mbledhur elita politike dhe shoqërore dhe kanë diskutuar në tema të ndryshme nga filozofia deri te politika. Gjithashtu, opinioni publik është krijuar edhe nëpër restorantet e Londrës, ndërsa pastaj kah mesi i shekullit XIX atë rol e kanë marrë përsipër gazetat, partitë politike, si dhe grupet që kanë mundur të ushtrojnë presion, p.sh., sindikatat. Teknologjia ka kontribuar dukshëm në krijimin e opinionit publik përmes radios, televizionit, anketave, ndërsa në periudhën e paradokohshme edhe përmes komunikimit në internet dhe rrjetet sociale, në të cilatparaqiten qëndrime të ndryshme për tema shoqërore.

Anglisht

public opinion