Ombudsmani mediatik

Lidhja ndërmjet punonjësve të medias dhe përdoruesve të saj (lexues, shikues apo dëgjues). I merr komentet dhe ankesat e tyre dhe përpiqet t’i zgjidhë mospajtimet mes dy palëve. Garanton respektimin e rregullave dhe zakoneve të vendosura nga media, duke ofruar një lloj kontrolli të brendshëm të cilësisë. Bëhet fjalë për një marrëveshje të pashkruar me publikun për: sigurimin e informacioneve sa më të saktë, gjithëpërfshirës dhe sa më të qartë, dallimin ndërmjet informacionit dhe komentit, korrigjimin e gabimeve, pasqyrimin e mendimeve të ndryshme dhe garantimin se të drejtat e individëve nuk shkelen dhe se respektohet privatësia. Ombudsmanët punojnë vetëm për një media të caktuar. Ombudsmani është një fjalë suedeze për “përfaqësues”, është pranuar gjerësisht nga gjuhët e tjera si një emër për ndërmjetës.

Anglisht

Media Ombudsman