Kuptim
Që nënkupton kur tregohet ose kumtohet diçka; ndërveprim dinamik dhe funksional ndërmjet porosisë dhe marrësit (lexues, shikues, dëgjues). Ajo lidhet me kodet dhe praktikat e diskurseve komunikuese; për t’u kuptuar, ato duhet doemos të njihen, të konstituohen në përvojën sociokulturore të marrësit. Artin abstrakt, gjuhën e masonëve, fantashkencën nuk e kuptojnë ata që nuk e njohin diskursin përkatës. Ndryshon dhe përplotësohet vazhdimisht, por asnjëherë deri në shkallën e një sistemi shenjash, të përcaktuara në mënyrë universale dhe fikse. Disa nga teknikat e njohjes e bëjnë më të lehtë për t’u kuptuar; teknika e aspekteve të kundërta jetëson kuptimet me shprehje të njohëse: heroi në film mund të jetë i ëmbël, tërheqës fizikisht, i veshur me rroba të ndezura, por edhe anasjelltas – siç është Zoro.
Maqedonisht
Значење
Anglisht
meaning
Për më shumë shih:
J. Fiske, Introduction to communication studies, Routledge, 1990