Kalk
Në gjuhësi, përkthimi i fjalëpërfjalshëm nga një gjuhe në tjetër gjuhë. Kalket leksikore janë përkthim i fjalëpërfjalshëm, përkatësisht kopje e strukturës morfologjike dhe semantike të një fjale apo shprehje të huaj. Vetë procesi i prodhimit të kalkut quhet kalkim. Për shembull: drejtshkrim është kalk nga fjala greke ortografi, alfabet nga alfabet etj. Te kalket fjalëformuese përkthehen pjesët përbërëse, përkatësisht morfemat (parashtesa, rrënja, prapashtesa) dhe radhitja e tyre. Edhe shqipja, natyrisht, ka dhënë dhe ka marrë, sidomos nga gjuhët sllave, por edhe nga gjuhët e tjera ballkanike e më gjerë. Nuk janë karakteristike vetëm kalket që vijnë nga gjuhët sllave, por edhe nga gjuhët e tjera, siç është gjuha angleze, e cila viteve të fundit, ka bërë një invazion të madh në të gjitha sferat e jetës te shqiptarët.
Kalket e para në gjuhën maqedonase rrjedhin nga përkthimet e para të sllavishtes së vjetër dhe më vonë të sllavishtes kishtare.