Kaos informativ
Një spektër i llojeve të ndryshme të dezinformatave që e ndotin hapësirën publike dhe që plasohen kryesisht përmes mediave sociale. Në kaosin informativ, keqinformatat janë informata të rreme, por personi që i përhap atë beson se janë të vërteta, ndërsa dezinformatat janë informata të rreme dhe personi që i përhap e di se janë të pasakta. Kategoria e tretë e informatave mund të quhen informata të liga, e ato janë informacionet që bazohen në realitet, por që përdoren me qëllim që ta dëmtojnë personin, organizatën ose shtetin. Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis mesazheve që janë të vërteta dhe atyre që janë të rreme, por edhe atyre që janë të vërteta (dhe atyre mesazheve ku ka ndonjë të vërtetë), por që prodhohen ose shpërndahen nga “agjentë” që synojnë të dëmtojnë, në vend që t’i shërbejnë interesit publik.