Kapak i pasmë, bek-kaver / faqe e pasme, bek-pejxh
1. Kopertina në anën e pasme të librit ose revistës, në të cilën zakonisht shënohen recensione të shkurtra nga një ose më shumë lexues (shih1. kopertina, 2. lexuesi i parë).
2. Pjesa e brendshme, ana e pasme e kopertinës së përparme ose të pasme, që përmban të dhëna bibliografike dhe të tjera për botimin dhe të dhëna për botuesin (shih impresum).
3. Mbrojtje, këllëf për pjesën e pasme të celularit.
4. fig. Pjesë e gazetës, në të cilën publikohen lajme nga sporti.