Kultura e informimit

1. Një lloj i supozuar/hipotetik i kulturës në të cilën roli kryesor i institucioneve dhe ligjeve është të mbështesin krijimin, shkëmbimin dhe shpërndarjen e informacioneve, në të cilën shumica e krijimeve dhe artefakteve të saj ekzistojnë në formën e informacioneve. Botët virtuale si “Jeta e dytë” (Second Life) janë shembuj të kulturave të informimit, megjithëse shkalla përmes të cilës ndonjë kulturë post-industriale kualifikohet si informacion është e ndryshueshme.

2. Në biznes, karakteristika/pozita e korporatës e një kompanie, produkti i së cilës është informacioni, duke përfshirë strukturat dhe sjelljet që lidhen me përvetësimin e njohurive, komunikimeve dhe shpërndarjen midis të punësuarve dhe klientëve. Kultura e informimit është një sistem i ndërlikuar vlerash, qëndrimesh dhe sjelljesh që ndikojnë në mënyrën se si informacioni përdoret nga një grup ose organizatë e caktuar. Kultura e informimit ekziston në kontekstin e kulturës organizative dhe mjedisit më të gjerë dhe është nën ndikimin e tyre.

Anglisht

information culture