Kultura e anulimit
1. Një fenomen dhe term i kohëve të fundit, veçanërisht me zhvillimin e mediave sociale, kur një person publik injorohet, bojkotohet, përjashtohet ose turpërohet publikisht për veprimet ose qëndrimet e tij, zakonisht të natyrës morale. Disa e preferojnë termin “kulturë e (bartjes së) përgjegjësisë”, pikërisht sepse kjo i nxit personazhet publikë të sillen me përgjegjësi jashtë sferës publike dhe të mos harrojnë se, pikërisht për shkak se janë personazhe publike, veprimet apo pikëpamjet e tyre të shprehura janë më ndikuese dhe rezonojnë më shumë se të tjerët. Megjithatë, kultura e anulimit është gjithashtu një fenomen i diskutueshëm sepse jo vetëm mund të bie ndesh me lirinë e shprehjes, por edhe të kthehet në një linçim publik.
2. Kultura e refuzimit ndodh edhe kur një personi të caktuar publik në fushën e artit apo sferës tjetër intelektuale i refuzohet mikpritja, çmimi apo angazhimi i punës për shkak se vjen nga një vend me politikë agresive, nga një vend që ka nisur luftën ose që mbështet organizatat terroriste, edhe kur ai person nuk e mbështet një politikë të tillë, apo edhe pas vdekjes.