Kujtesë kulturore
Nocioni kujtesë kulturore kujtesë kolektive, kujtesë shoqërore) shpesh përdoret për njohuri dhe interpretime të rëndësishme. Paraqet term – ombrellë, nën të cilin mund të përfshihen mediat, praktikat, si dhe strukturat e ndryshme siç janë miti, monumentet, historia, rituali, përkujtimi dhe rrjetet neurone. Nocionin e parë e solli Moris Hollbvahs. Memoria Kujtesa kulturore na ndihmon t’i analizojmë marrëdhëniet ndërmjet miteve antike dhe kujtimit, për shembull që hap mundësi për përfshirjen e disiplinave tëndryshme siç janë studimet kulturologjike, psikologjia, historia, sociologjia, studimet letrare në dialogun stimulativ. Përcaktimi më i përgjithshëm i kujtesës kulturore është se ajo paraqet veprim ndërsjellë midis aktualitetit dhe të kaluarës në kontekste socio-kulturore.
Maqedonisht
Културна меморија
Anglisht
cultural memory
Për më shumë shih:
1. Erll, A., Nünning, A., &Young, S. B. (2008). Cultural memory studies: An international and interdisciplinary handbook: Vol. 8 =. Walter de Gruyter.
2. Halbwachs, M. (1925). Les Cadressociaux de la mémoire, par Maurice Halbwachs .. F. Alcan.