Konvergjencë mediatike
Integrimi i teknologjisë dhe mediave. Lidhja e ndërsjellë e teknologjisë kompjuterike me teknologjinë e informacioneve dhe komunikimit, rrjetet e komunikimit dhe përmbajtjet mediatike, që është rezultat i zhvillimit dhe popullarizimit të internetit dhe produkteve konvergjente, shërbimeve dhe aktiviteteve që paraqiten në ambientin digjital. Gazetaria konvergjente i shton më shumë elemente dhe detaje tregimit, duke përdorur më shumë se një format për rrëfim.