Komunitete online
Quhen edhe komunitete virtuale ose e-komunitete. Ato janë grup njerëzish të cilët komunikojnë njëri me tjetrin, me ndërmjetësues siç janë posta elektronike (Gmail, Hotmail, Yahoo), përmes rrjeteve sociale: Facebook, Twitter, Instagram, LinkedIn, Youtube ose platforma të ndryshme online si p.sh., Zoom, Googleclasroom, Googlemeet, Googleduo, Gotomeeting, Microsoft Teams etj. Komunikimi realizohet përmes hapësirave virtuale për bisedë me tekst, por edhe me zë ose video.
Komunitetet online janë bërë formë e komunikimit ndërmjet njerëzve për qëllime shoqërimi, profesionale, arsimore ose qëllime tjera, të cilët njoftohen njëri me tjetrin, por edhe ndërmjet atyre që njihen vetëm përmes identitetit virtual. Në kohën e sotme zhvillohen edhe platforma për zhvillim të komunitetit ekonomik online.