Komunikim
Shkëmbim i porosive përmes ndonjë kanali dhe media. Teoricienët e komunikimit e klasifikojnë në lloje të ndryshme, si komunikim me gjeste, vokal, vizual, me sinjale. Sipas modelit të komunikimit të Jakobsonit (1960), në aktin e komunikimit janë përfshirë: dërguesi (adresanti), pranuesi (adresati), porosia, kanali (përmes të cilit kryhet komunikimi), kodi (gjuha metë cilën bartet komunikimi, simbolet, shenjat ose gjestet, varësisht nga ajo nëse është komunikim verbal ose joverbal) dhe ndodh në kontekst të caktuar.