Komunikim politik
Një pjesë e komunikimit dhe e shkencës politike e cila hulumton se si bartet, qarkullon dhe ndikon informacioni ndërmjet politikanëve, ligjvënësve, mediave dhe qytetarëve. Komunikimi politik fokusohet në atë se si krijohen dhe si shkëmbehen idetë dhe mendimet ndërmjet qytetarëve, funksionarëve publikë, institucioneve politike dhe mediave. Ajo është shkencë ndërdisiplinore e cila gjendet ndërmjet shkencës ekologjike, komunikimit strategjik, gazetarisë dhe mediave, por edhe politikave dhe qeverive.
Hulumtimet akademike nga komunikimi politik e hulumtojnë raportin e krijimit të porosive dhe si transmetohen ato, përmbajtjen dhe efektin e tyre që e prodhojnë në publik.