Komunikim masiv
Proces i krijimit, dërgimit, pranimit dhe analizës së porosive për publikun e gjerë. Bëhet përmes mediave të ndryshme verbale dhe të shkruara që transmetojnë informacione te publiku por edhe nga gazetaria edhe nga reklamimi. Zhvillimi i teknologjisë e transformoi komunikimin masiv në proces të transmetimit të ideve, informacioneve, mendimeve, normave dhe qëndrimeve të publikut të gjerë, heterogjen dhe anonim. Për shkak të masivitetit, këto porosi ndikojnë ndaj mendimit dhe sjelljes së masave.