Komunikim joverbal

Komunikim që zhvillohet me gjeste, lëvizje, mimika dhe sinjale të tjera, në të cilin nuk ka të folur. Nocioni përdoret gjithashtu për të treguar komunikim i nënkuptueshë, përmes shprehive të caktuara, stilit të flokëve, veshjeve, tatuazheve dhe pirsingut dhe luan rol të rëndësishëm në ndërveprimin shoqëror. Antropologu amerikan Rej L. Birdvisteli ka monitoruar dhe analizuar lëvizjet e trupit, shprehjet e fytyrës, mimikat, gjestet gjatë ndërveprimit shoqëror në kuadër të disiplinës së studimit shkencor të komunikimit joverbal që ai e ka quajtur kinetikë. Studimi i komunikimit joverbal fokusohet tek: kontakti me sy, shprehjet e fytyrës, qëndrimi itrupit, qëndrimi ulur, gjestet, veshja, ushqimi, hapësirat dhe ndërtesat, arkitektura dhe qytetet.

Anglisht

communication, nonverbal