Komunikim intrapersonal
Komunikim i orientuar drejt vetvetes, dialog i brendshëm, vetëvezhgi, ndaj nesh, raportet tona me të tjerët dhe mjedisin. Ajo çfarë ndodh në kokat (ose zemrat) tona është e kushtëzuar ose kontrolluar nga këndvështrimi ynë për veten, ndërsa ky qëndrim del nga ndikimet tona të kaluara dhe aktuale, nga qëndrimi se si i shohim të tjerët, çfarë mendojnë ata, arritjet dhe dështimet tona në të kaluarën, kujtimet, veprimet neutrale dhe përshtypjet. Koncepti për veten është në bashkëveprim me botëkuptimin tonë, të krijuar nga përvojat. Komunikimi intrapersonal shpesh përdoret si mjet për besim në vetvete, ndërtim të vetëbesimit, ruajtjes së tij, ose si zbulim i vetes dhe është diçka që na bën unikë secilin prej nesh si individë.