Disonancë kognitive
Ç’ekuilibër te ndonjë person, përkatësisht ndjenjë shqetësimi te një person midis një njohurie dhe qëndrimit ose sjelljes së caktuar; për shembull, për shkak të lëvizjes me makinë për të protestuar kundër ajrit të ndotur ose përdorimit të gotave apo pjatave plastike dhe avokimit për një mjedis më të pastër. Sipas hulumtimit, për t’u marrë me këtë ndjenjë shqetësimi, personi do të ndrydhte njohuritë, përkatësisht fillimisht do të kërkonte disa hulumtime që e kontestojnë, se sa ta ndryshojë sjelljen e tij. Ndonjëherë disonanca kognitive tek një person ndodh edhe kur ai/ajo paraqesin dy pretendime që kundërshtojnë njëra-tjetrën, por nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Çdo mesazh në media dhe në përgjithësi në sferën publike mund të jetë burim disonance, sepse marrësit mund ta perceptojnë seriozitetin e tij pa vepruar sipas tij; prandaj, ata mund të ndjehen të fyer ose të diskriminuar nga ajo dhe ta refuzojnë atë. Në mënyrë që ai mesazh të jetë i pranueshëm, ndonjëherë “zbutet” pikërisht për të shmangur refuzimin ose neglizhimin e tij të mundshëm.