Demonizim
1. Poshtërim , njollosje ose satanizim i personit ose grupit nga mediat, shpesh përmes sulmit të karakteristikave personale të një personi ose të drejtuesit të grupit.
2. Teknikë e nënçmimit ose njollosjes së personave, qëndrimet e të cilëve konsiderohen të rrezikshme, destabilizuese, të këqinj për biznesin ose subversive. Procesi i demonizimit fillon me personalizimin që fokusohet te veçoritë ose epitetet personale (shpesh negative) të drejtuesit ose përfaqësuesit që ngritin temë të caktuar të cilën nuk e mbështesin personat që demonizojnë (a.q. “demonizues”). Duke e quajtur kauzën ose çështjen “punë personale” të personit të caktuar, qëllimi i mediave është të shkaktohet dëm ndaj besueshmërisë së zëdhënësit/përfaqësuesit dhe me këtë në vetëdijen publike t’i shkaktohet dëm kauzës për të cilën ai/ajo zotohen.