Dekonstruksioni

Mënyrë e analizës tekstuale dhe intertekstuale, të lidhur me idetë e filozofit francez Zhak Derida, i njohur edhe si poststrukturalizëm. Për shkak të natyrës së gjuhës, sipas Deridës, asnjë tekst nuk mund të ketë kuptim të pandryshueshëm ose qendror, sepse fjalët janë vazhdimisht në lidhje me fjalët tjera. Për shkak se tekstet janë të strukturuar mbi opozicionet binare (p.sh., burri kundrejt gruas, e mira kundrejt të ligës), ato synojnë të prodhojnë paragjykimenë interpretimin, me ç’rast njëri prej dy koncepteve të opozitës binare fiton përparësi, që mund të ketë pasoja kulturologjike. Dekonstruksioni i teksteve mediatike përmban analizë të opozicioneve të paartikuluara që qëndrojnë në bazën e kuptimeve të tyre të drejtpërdrejta sipërfaqësore.

Anglisht

Deconstruction