Debat
Shkëmbim publik i strukturuar qartë dhe i organizuar posaçërisht për tema aktuale ndërmjet dy palëve, zakonisht me pikëpamje të kundërta. Ky lloj i ballafaqimit apo kontestimit publik, organizohet me qëllim që pjesëmarrësit e debatit të bindin një palë të tretë se kanë të drejtë, zakonisht publikun, dhe jo njëri-tjetrin. Mjetet verbale dhe joverbale që i përdorin pjesëmarrësit në debat janë të orientuara drejt formimit të mendimit të caktuar tek publiku për temën e caktuar.