Diskriminimi në bazë të moshës, ejxhizëm

Formë e argumentum ad hominem; nuk komentohen qëndrimet, idetë, vlerat ose veprimet e ndonjë personaliteti, por mosha e saj; konsiderohet si lloj i gjuhës diskriminuese, ose madje edhe gjuhës së urrejtjes. Ndonjëherë mosha paraqitet krejtësisht në mënyrë të pavetëdijshme, për shkaqe tradicionale kulturologjike ose me qëllim të paraqitjes së solidaritetit, si kur ndonjë punëtor sporteli në ndonjë institucion i drejtohet ndonjë klienti, ose dikujt në treg me “teze” ose “xhaxha”. Ndonjëherë shkrimet mediatike dhe veçanërisht titujt janë plot me shembuj të moshës, me qëllim të tërheqjes sa më shumë vëmendje nga publiku i synuar: “Gjyshja paska kapur djalë 21 vjet më të ri” ose “Shoferi i dehur ka shkelur një plak”.

Anglisht

Аgeism