Diplomacia kulturore
Lloj i aktivitetit ose misionit diplomatik i cili e promovon dhe përhap ide, art, gjuhë ose trashëgimi kulturore, me qëllim për ta rritur mirëkuptimin dhe besimin te tjerët dhe në përgjithësi ta nxitë mirëkuptimin ndërkulturor. Qëllimi i diplomacisë kulturore është t’i prezantojë arritjet shpirtërore dhe kulturore të komunitetit të tij, për të siguruar mbështetje dhe ndihmë. Së këndejmi, ajo u ndihmon vendeve për ta rritur dhe për ta përmirësuar imazhin e tyre; përmes prezantimit të gjuhës së tyre, letërsisë, arsimit dhe sferave tjera shpirtërore, shteti mund ta nxitë mendimin pozitiv te sferat tjera shpirtërore, shteti mund ta nxitë mendimin pozitiv te tjerët për popullin e tyre dhe për ta përmirësuar edhe ndikimin e tij në komunitetin ndërkombëtar.