Diktaturë digjitale
Kontrolli sistematik i shoqërisë nëpërmjet përdorimit të mjeteve moderne teknologjike. Mbikëqyrja e sjelljes së njerëzve, në të cilën “realiteti i ri totalitar” formësohet gradualisht sipas vizioneve të kompanive të teknologjisë: Google, Apple, Facebook, Amazon. Teknologjitë moderne keqpërdoren gjithnjë e më shumë dhe i rrezikojnë të drejtat e njeriut në një masë të konsiderueshme, ndërsa tiparet e shoqërive digjitale, siç janë mbikëqyrja masive, eksperimentet joetike me njerëzit etj., krijojnë një lloj të ri totalitarizmi me mbështetje digjitale. Në Kinë është instaluar një rrjet prej 200 milionë kamerash, të cilat monitorojnë çdo lëvizje të njerëzve dhe në telefonat e mençur janë instaluar aplikacione, të cilat e përmirësojnë sistemin e vëzhgimit dhe përgjimit.