Diksion
Mënyrë e të folurit, shqiptimit të fjalëve, të rrokjeve a të tingujve, lidhje e fjalëve në njësi më të mëdha të të folurit, ndryshimi i tonit gjatë të folurit, formimi i intonacionit në fjalitë. Të folurit e rrjedhshëm pa pushime të panevojshme, ngritje ose ulja e zërit, vazhdimi ose shkurtimi i artikulimit etj., është karakteristikë e diksionit të mirë dhe parakusht për komunikim të pandërprerë gojor. Është veçanërisht i rëndësishëm për gjuhën e radios dhe televizionit.