Dialogimi
Sipas teoricienit M. Bahtin, dialogjizmi ose parimi dialogues është parim i tekstit. i cili i drejtohet bashkëbiseduesit (“Tjetri”) ose atij të cilit i drejtohet porosia, kështu që i parashikon pyetjet dhe përgjigjet e tij dhe në mënyrë të tërthortë komunikon me të. Kështu në tekst paraqiten edhe shumë zëra, përkatësisht polifonikja, si dhe dinamikja, transparenca e qëndrimeve për mendimet e kundërta. Dialogimi është e kundërta e monologimit, si parim që paraqitet në tekstet autoritare, tendencioze, propaganduese.