Dhunë kibernetike, shqetësim kibernetik
Dhunë, shqetësim përmes përdorimit të teknologjive digjitale. Mund të ndodhë në media sociale, platforma dhe aplikacione për dërgim të porosive, luajtje të lojërave dhe celularë. Bëhet fjalë për sjellje të përsëritur, me qëllim të frikësimit, hidhërimit ose turpërimit të personit të cilit i është drejtuar. Mund të jetë përhapje e gënjeshtrave, publikim i fotografive ose videove komprometuese nga ndonjë person në mediat sociale, porosive ofenduese, poshtëruese ose kërcënuese, dërgim i porosive qëllimkeqe ndaj personave të tretë në emër të personit i cili është cak i dhunës ose shqetësimit përmes profileve të rreme.