Dhunë e bashkëmoshatarëve
Dhunë verbale, psikike ose fizike e fëmijëve mbi fëmijë tjerë, në formë të shqetësimit, ngacmimit, talljes, zhvatjes, poshtërimit, rrahjes. Paraqitet edhe si përjashtim të fëmijës nga aktivitete të ndryshme, përhapje të fjalëve, fshehje ose marrje e gjërave personale. Quhet edhe keqtrajtim i bashkëmoshatarëve. Mund të paraqitet në formë më të butë ose në formë më të fuqishme, por me rëndësi është që asnjë formë të mos pranohet si normale, sepse ka pasoja të dëmshme afatgjate mbi zhvillimin e personalitetit.