Dhoma e jehonës

Gjendje e cila krijohet nën ndikimin e algoritmeve të programuara kompjuterike, që i caktojnë informacionet që i pranojmë. Ky proces është i lidhur ngushtë me aktivitetet tona online, kërkimet në internet dhe përbën një lloj të personalizimit të automatizuar të informacioneve. “Dhoma e jehonës” është fluskë informacioni që shënon një sistem të mbyllur të komunikimit me informacione, i cili mund të pamundësojë që përdoruesi i përmbajtjeve mediatike të ekspozohet ndaj më shumë pikëpamjeve të ndryshme në temën e njëjtë. Në këtë mënyrë përforcohen bindjet dhe qëndrimet personale.

Maqedonisht

Ехо-комора

Anglisht

echochamber

Për më shumë shih:

1. M. Cinelli, G. Francisci Morales, A. Galeazzi, M. Starnini, The echo chamber effect on social media, PNAS Vol. 118 | No. 9, 2021;

2. Schaub, M., and D. Morisi (2019) “Voter mobilization in the echo chamber: Broadband internet and the rise of populism in Europe.” Carlo Alberto Notebooks, ISSN 2279-9362, N. 584, March 2019).