Devijim
Sjellje që konsiderohet e papranueshme në komunitet. Pyetja kryesore është se kush e përcakton se çfarë është devijimi në shoqëri, dhe këtu ka dy këndvështrime: njëra është se ajo bazohet në një konsensus të përgjithshëm dhe tjetra është se përcaktohet nga grupi më i fuqishëm, i cili e përkufizon si devijim atë sjellje që mund të jetë një kërcënim për ta. Me interes të veçantë është roli i mediave, të cilat me mënyrën e raportimit dhe prezantimit mund edhe ta nxisin devijimin shoqëror.