Detoksim mediatik

Abstenimi nga ekspozimi dhe përdorimi i mediave. Nocioni shpesh mund të haset në kontekstin e detoksimit nga mediat sociale (Social Media Detoxification’ /Detox/) ose detoksimit digjital (Detoxification Digital). Detoksimi nga mediat sociale është një term që i referohet reduktimit ose ndërprerjes vullnetare të përdorimit të mediave sociale për të përmirësuar mirëqenien. Detoksifikimi digjital është një nocion i përdorur zakonisht në kulturën popullarizuese, si një mënyrë për të trajtuar çështjen e përdorimit të tepruar të internetit. Fjalori i Oksfordit e përkufizon atë si “një periudhë kohore kur një person përmbahet nga përdorimi i pajisjeve elektronike, si telefonat e mençur ose kompjuterët, që konsiderohet si një mundësi për të reduktuar stresin ose për t’u fokusuar në ndërveprim social në një mjedis të vërtetë fizik.” Detoksimi nga mediat sociale i zbaton parimet e njëjta për të ndaluar ose reduktuar me vetëdije përdorimin e mediave sociale.

Anglisht

media detox