Dërgues
Ai që dërgon porosi ose informacione përmes mediave dhe mjeteve të komunikimit – në mënyrë individuale ose grupore, drejtpërdrejt ose tërthorazi, iniciues i komunikimit, burim i informacioneve, hartues (kodues) i porosisë (krah. kodon). Mediat shpesh janë lloje kolektive të dërguesve, përmes tyre dërguesit individualë veprojnë tërthorazi në komunikim: autorët e artikujve, opinioneve gazetareske, emisioneve dhe kronikave në emisione, porositësit e reklamave, etj. Përdoruesit dhe autorët e rrjeteve sociale, blogjeve, postës elektronike janë dërgues të drejtpërdrejtë, me atë që përmbajtjet e tyre ato i publikojnë drejtpërdrejt, pa lloj tjetër të ndërmjetësimit të njeriut apo ndërmjetësimit ose filtrimit teknik.