Burime të informacioneve

Dikush ose diçka që ofron informacione në kohë reale, të cilat gazetarët i përdorin për krijim të lajmeve. Person, dokument, publikim ose shënim tjetër i përgatitur nga ndonjë institucion ose organizatë shtetërore. Mund të jenë fizike ose humane. Burime fizike janë kumtesat, dokumentet, buletinet, raportet, pjesë të gazetave, shkresa, dosje, libra, video etj. Burime humane janë personat zyrtarë, politikanët, gjykatësit, policët, nëpunësit sindikalë, përfaqësuesit e kompanive dhe organizatave, dëshmitarët e krimeve, fatkeqësive ose njerëz pjesëmarrës në ngjarje tjera. Burimet mund të jenë parësore dhe dytësore. Parësore janë ato të cilët e kanë informacionin e dorës së parë. Ato mund të jenë pjesëmarrësit në ngjarje, viktimat ose dëshmitarët. Burimet dytësore janë materiale arkivore, ekspertët dhe ngjashëm.

Gazetari i përdor burimet e informimit që të dëshmojë se informacioni është i besueshëm. Kjo e rrit besueshmërinë e medias. Nëse publiku në një tekst gazetaresk nuk e sheh burimin real, nuk do ta pranojë. Njëra prej disa rregullave të arta në gazetari është se të gjitha informacionet duhet të vërtetohen nga dy burime të pavarura njëri nga tjetri. Sot gazetarët i përdorin rrjetet sociale dhe blogjet që të gjejnë storie potencialetë mundshme dhe të hyjnë në kontakt me burimet e lajmeve. Gjatë përdorimit të burimeve të informacioneve nga rrjetet sociale është e rëndësishme besueshmëria e tyre.

Anglisht

Sources of information