Bashkërregullimi mediatik

Është kombinim ndërmjet vetërregullimit dhe rregullimit. Kërkon model komunikues i cili është përshirës. Përfshin qeveri, agjenci rregullatore, industri, trupa vetërregullues, organizata qytetare dhe qytetarë. Bashkërregullimi është mënyrë sipas së cilës mediat  ndihmojnë për përmirësimin të drejtave të njeriut, por edhe t’i mbrojnë fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtjet mediatike, si dhe të mbrohen konsumatorët në komunikimet komerciale. Modeli i bashkërregullimit varet nga shoqatat e odave dhe profesionale, të cilat marrin pjesë në krijimin ose  zbatimin e ligjeve. Motivimi i këtyre shoqatave për bashkëpunim shpesh është  shmangia e rregullimit të ashpër. Sistemi funksional bashkërregullues nënkupton se përveç përcaktimit të rregullave, ai duhet të ketë kapacitet për të zbatuar sanksione përkatëse dhe proporcionale. Parakusht për sistemin bashkërregullues është që shteti ta vetëkufizojë fuqinë e mbikëqyrjes mbi proceset rregullatore joshtetërore.

Anglisht

Media co-regulation