Burime të hapura
Burime digjitale të cilat janë në dispozicion për përdorues të ndryshëm në internet në çfarëdo forme ose formati: faqe interneti, tekst, imazhe, fotografi, audio, video, prezantime etj. Nuk ekzistojnë kufizime për qasje në to ose shërbimet që paguhen. Këto burime mund të përdoren për nevojat e biznesit, arsimit dhe hulumtimeve shkencore, për punë, për mësim, për argëtim etj. Burimet digjitale janë pjesë e pashmangshme e e-shoqërisë. Në dhjetë vitet e fundit jemi dëshmitarë të rritjes jashtëzakonisht të avancuar, por edhe të pakontrolluar të burimeve të tilla.